Është një arsye e fort se përse Jose Mourinho quhet 'Special One'
Jose Mourinho është njëri ndër trajnerët më kontrovers në historinë e futbollit.
Trajneri portugez në të shumtën e rasteve kur del në konferencë për media, përbën lajm.
Si brenda ashtu edhe jashtë fushe, Mourinho është një njeri që të gjithë kanë shikimin te ai, e që për veçantinë e tij ka treguar edhe Ryan Sessegnon.
Talenti i Tottenham Hotpsurit ka zbuluar se pas çdo gol që ai shënon te Hoffenheimi (aty ku është në huazim), portugez i shkruan.
"Ai do të më kontaktoj. Për shembull, kur shënova, ai më dërgoi një mesazh duke thënë: 'Gol i mirë. Vazhdo'. Mesazhe të vogla si ato janë motivuese", ka treguar talenti anglez.
Mourinho njihet për lojën e tej defazive dhe që ndër vite ka pasur lojtarë të talentuar në duar, mirëpo nuk çmohet shumë për kohën e tij te Chelsea, kur kishte larguar Kevin de Bruynen dhe Romelu Lukakun. /Telegrafi/


