Please enter at least 3 characters.

Erza Muçolli me grupin francez po mbush sallat e koncerteve (Video)

2016/11/erza-e1479974594280.jpg

Erza Muçollin e njohim si vajzën e vogël që në Francë mahniti jurinë e spektaklit muzikor "France Got Talent".

Këngëtarja tashmë është pjesë e Kids Unitedit - një grup i fëmijëve të talentuar në Francë që po shëtisin nëpër shtet për të kënduar.

Janë pesë fëmijë që e krijuan grupin vitin e kaluar, ndërsa me ndihmën e UNICEF-it shëtisin mbarë botën.

Pos Erzës, pjesë e grupit janë edhe Gabriel, Gloria, Nilusi, Esteban. /Telegrafi/