Ermal Mamaqi dhe Claydee, vjen projekti më i ri (Video)
16/05/2015
Këngëtari shqiptar dhe humoristi, Ermal Mamaqi, ka publikuar këngën e re “Senorita” që vjen si bashkëpunim me këngëtarin Claydee.
Mamaqi që është duke ushtruar profesionin e moderatorit në muajt e fundit, i është rikthyer skenës muzikore me këngën e re që vjen pas këngës së fundit “Serenata” që ishte një këngë mjaft e dëgjuar vitin e kaluar.
Tekstin e kanë shkruar Claydee Lupa, Ermal Mamaqi dhe Andy Nicolas ndërsa për muzikën është kujdesur Claydee dhe Issi. /Telegrafi/Koha/


