Please enter at least 3 characters.

Erjona Sulejmani thotë se nuk ka pirë kurrë alkool

2020/06/ErjonaSulejmani1.jpg

Bukuroshja shqiptare, Erjona Sulejmani, është e njohur për figurën mahnitëse trupore që nuk heziton ta vë në plan të parë në pozimet e saja.

Modelja, e cila ndërton karrierë në Itali, numëron mbi 290 mijë ndjekës në Instagram, ku ndan imazhe nga përditshmëria apo karriera e saj.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, Erjona. Në studio po flitej për plazhet, alkoolin dhe “çmenduritë mes gocash”.

E pyetur nga Bieta në lidhje me alkoolin, Erjona tha se nuk ka pirë kurrë në jetën e saj.

Për më shumë, ajo ka shtuar me humor: “S’kam nevojë për alkool jam prej Shkodre kam lindur me qejf”.