Please enter at least 3 characters.

Eriksson: De Bruyne dhe Sterling mund të bashkohen me Real Madridin kur të duan

2020/06/De-Bruyne-Sterling-e1591951269419.jpg
316:"YOKOHAMA, JAPAN - JULY 27: Raheem Sterling of Manchester celebrates after scoring the second goal of his team with Kevin De Bruyneduring the preseason friendly match between Yokohama F.Marinos and Manchester City at Nissan Stadium on July 27, 2019 in Yokohama, Kanagawa, Japan. (Photo by Koji Watanabe/Getty Images)
12:"Getty Images

Sven-Goran Eriksson ka thënë se dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling mund të bashkohen me Real Madrid sa herë që dëshirojnë.

Të dy lojtarët do të jenë në shënjestër të klubeve më të mëdha të Evropës, nëse konfirmohet ndalesa prej dy sezoneve e Cityt në Ligën e Kampionëve.

Emrat e tyre kanë qenë shumë të lidhur me klube të mëdha evropiane dhe në veçanti me gjigantin spanjoll, Real Madridit.

Për të ardhmen e De Bruyne dhe Sterling ka folur edhe trajneri i njohur Eriksson, i cili beson se ata mund t’i bashkohet Mbretërve kur të duan.

“Epo, ata do të luajnë për Real Madrid nëse duan ta bëjnë këtë, por unë do të zhgënjehesha”, ka thënë fillimisht Eriksson për Stats Perform News.

De Bruyne dhe Sterling (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Unë nuk e di. Me të vërtetë shpresoj se ata do të qëndrojnë në Angli. Kur ta shikoni deri më tani, dhe për shumë vite, Liga Premier është liga më e mirë në botë, nuk ka dyshime për këtë - më e popullarizuara, më e mira ligë”.

“Ligat e tjera janë të mira, por sa njerëz po shikojnë futbollin spanjoll nëse nuk është Barcelona apo Real Madridi, ndoshta Atletico Madrid? Nuk mendoj se janë  shumë”, përfundoi trajneri i njohur. /Telegrafi/