Please enter at least 3 characters.

Eriksen nuk bindet nga kontrata e re, Reali dhe Barça vështrojnë situatën

2019/01/Eriksen-Burnley.jpg
294:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 15: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Burnley FC at Wembley Stadium on December 15, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Christian Eriksen ende nuk është i bindur për të vazhduar kontratën e tij me klubin anglez, Tottenham Hotspur.  

Kontrata e mesfushorit danez do të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm, pra në verën e vitit 2020.

Megjithatë, ende nuk ka indikacione për rinovimin e kontratës së 26-vjeçarit.

Sipas Daily Mail, ylli i Tottenhamit ka qenë i rezervuar dhe ende mbetet i tillë për të nënshkruar një kontratë të re me klubin londinez.

Christian Eriksen (Foto: Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

Kjo situatë , duke thuhet se ka inkurajuar Real Madridin dhe Barcelonën, të cilët po e vështrojnë me kujdes situatën e mesfushorit.

Spurs thuhet se kanë gati më shumë se dyfishin e pagës së tij aktuale prej 70 mijë funtesh në javë, por as kjo nuk po e bind Eriksenin.

Eriksen ende nuk është dakord me kushtet, gjë që ka inkurajuar gjigantët spanjollë, të cilët mund të ofrojnë shumë më tepër se paga e Tottenhamit.

Por, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi dihet se klubi londinez e vlerëson lart danezin. /Telegrafi/