Please enter at least 3 characters.

Enrique Iglesias me performance të paharrueshme në Tiranë - ndez publikun shqiptar

2023/07/collage-scaled.jpg

Ylli i muzikës latine, Enrique Iglesias, ka performuar mbrëmë (e premte) për herë të parë në Shqipëri.

Artisti me famë ndërkombëtare ndezi zemrat e publikut shqiptar në sheshin “Skënderbej”.

Koncerti nisi në orën 21:30 dhe në bazë të disa pamjeve që janë publikuar është krijuar një atmosferë e paharrueshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari 48-vjeçar duket se e shijoi këtë mbrëmje pasi të gjithë këndonin me të e brohorisnin.

Ai shquhet për këngët si: “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”, “Turn the night up”, “Heart Attack” e “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” etj.

Foto: Screenshot/Instagram

Përpara se të ngjitej në skenën madhështore, ai u nderua me ‘Çelësin e Tiranës’ nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Iglesias nuk ka dyshim se është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai gjithashtu është një nga këngëtarët spanjollë më të shitur në botë, ku numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. /Telegrafi/