Please enter at least 3 characters.

Enrad zgjeron kapacitetet prodhuese, fillon eksportin edhe në Poloni e Çeki

Fabrika kosovare Enrad, e specializuar në prodhimin e kaldave, kaminave dhe pajisjeve për ngrohje me pelet dhe dru, po vazhdon zgjerimin e saj në tregjet evropiane.

Aktualisht, rreth 80% e prodhimit të Enrad eksportohet në vendet e Evropës, duke dëshmuar përkushtimin e kompanisë ndaj cilësisë, standardeve të larta të prodhimit dhe besueshmërisë ndërkombëtare.

Pas pjesëmarrjes në panairet në Frankfurt dhe Milano, si dhe arritjes së marrëveshjeve të reja me partnerë evropianë, Enrad ka zgjeruar eksportin edhe në Poloni dhe Çeki, ndërsa kompania është në fazën përfundimtare të marrëveshjeve për hyrje edhe në tregun e Italisë.

Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm, Enrad ka investuar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese përmes makinerive moderne për prerje, lakim dhe saldim të llamarinave, duke rritur efikasitetin, saktësinë dhe cilësinë e produkteve finale. Aktualisht, kompania ka të punësuar rreth 180 punëtorë, ndërsa gjatë vitit 2026 planifikohet që ky numër të kalojë mbi 200 punëtorë, duke e pozicionuar Enrad si një nga punëdhënësit e rëndësishëm në sektorin e prodhimit në Kosovë.


ProduktetEnrad janë të certifikuara me markën CE nga institute të njohura evropiane si Zetom Poloni dhe HLK Gjermani, ndërsa sistemi i menaxhimit të cilësisë është i certifikuar sipas standardit ISO 9001 nga TÜV Nord. Këto certifikime dëshmojnë se produktet e kompanisë përmbushin kërkesat e tregjeve ndërkombëtare dhe standardet evropiane të cilësisë.

Kaldat Enrad dallohen për efiçiencë të lartë, mbi 92%, si dhe klasifikohen në klasën energjetike A+, duke ofruar zgjidhje moderne, ekonomike dhe të qëndrueshme për ngrohje.

true