Please enter at least 3 characters.

Enis Bunjaki shënon për Gjermaninë U-19

2016/01/enis-bunjaki-sh-euml-non-p-euml-r-gjermanin-euml-u-19_hd.jpg

Talenti kaçanikas realizoi gol në fitoren 1-0 ndaj Meksikos, në kuadër të Kupës Elite.

Enisi shënoi në minutën 67 dhe sipas ‘Kicker.de’, ai ishte lojtari më i mirë në ndeshje. Gjermania kryeson grupin me 6 pikë nga dy ndeshje.

“Nervat e forta të Bunjakit shpëtojnë Gjermaninë”, ishte titulli i ‘Kicker’, përcjell GazetaOlle.com.

Ky është goli i katërt i Enisit me Gjermaninë U-19.

17-vjeçari vitin e kaluar ishte pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës. Ai ka kontratë me Eintracht Frankfurtit, me të cilët është në pritje të debutimit në Bundesligë.

Për Gjermaninë U-19 luajti edhe talenti tjetër kosovar, Arianit Ferati.