Enca, gati këngët tjera pas “Soul Killa” (Foto/Video)
27/06/2015
Derisa fansat po presin publikimin e videoklipit të saj më të ri, “Soul Killa”, Enca Haxhia i ka informuar ata se tashmë i ka gati edhe disa projekte të tjera.
Këngëtarja e re, e cila u bë e njohur me hitin “A po t’pëlqen”, do të fillojë t’i vizitojë qytet e ndryshme për të mbajtur mbrëmje muzikore.
“Kam përfunduar disa projekte të reja këtë vit dhe tash jam e gatshme t’ju vizitoj dhe të performoj kudo që jeni”, ka shkruar këngëtarja duke iu drejtuara fansave të saj.
Njëra nga këngët e reja pritet të jetë duet. /Telegrafi/


