Emona Center hap pikën më të re në Vushtrri, duke sjellë një përvojë moderne të blerjes
Emona Center hap pikën më të re në Vushtrri, duke sjellë një përvojë moderne të blerjes Emona Center ka hapur zyrtarisht pikën e saj më të re në qytetin e Vushtrrisë, duke vazhduar zgjerimin e rrjetit të marketeve në Kosovë dhe duke sjellë një tjetër destinacion modern për blerje për qytetarët.
E vendosur në rrugën Ismail Qemali, pika e re është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, me ambiente të organizuara, gamë të pasur produktesh, çmime konkurruese dhe shërbim profesional. Ky investim synon t'u ofrojë konsumatorëve një eksperiencë sa më të lehtë, të shpejtë dhe komode gjatë çdo vizite.
Me rastin e hapjes, shumë qytetarë morën pjesë në atmosferën festive dhe përfituan nga ofertat speciale të përgatitura ekskluzivisht për ditët e para të funksionimit. Interesimi i madh i qytetarëve dëshmoi besimin që konsumatorët vazhdojnë t'i japin brendit Emona Center.
Pikën e re të Emona Center e gjeni në këtë lokacion: https://maps.app.goo.gl/8axaDHN2JvE3s9K
Pika më e re në Vushtrri tashmë mirëpret të gjithë konsumatorët, të cilët mund të vizitojnë marketin dhe të përfitojnë nga ofertat speciale të hapjes.


