Emisar special për çështjen e të zhdukurve (Video)
Çështja e të pagjeturve disa herë është kërkuar që të jetë temë e dialogut që po zhvillohet tash e tri vjet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbinë, por deri tani pa rezultat.
Mirëpo, kohëve po qarkullojnë zëra për emërimin e një emisari special Bashkimi Evropian i cili do të ndihmojnë në zbardhjen e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë në vitin 1999.
Ministrja për Dialogu, Edita Tahiri ka thënë se emërimi i këtij emisari do të ndihmonte në përshpejtimin e zgjidhje së çështjeve të të zhdukurve.
Mirëpo, emërimi i këtij emisari po shihet me skepticizëm nga Komisioni Qeveri për zbardhjen e fatit të Personave të Zhdukur.
Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj ka thënë për Tribuna Channel se emërimi i një emisari të tillë, ishte përmendur edhe me herët, por pa rezultat. /Gazeta Tribuna/


