Please enter at least 3 characters.

Emilia Rexhepi nga NDS, rreshtohet pas Shaqir Totajt në Prizren (Foto)

2017/11/23715322_10155892223451670_1780065197_o.jpg

Kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi, njëherësh kandidate e këtij subjekti për kryetare të Prizrenit, ka dalë në përkrahje të plotë të Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit.

Në një tubim të përbashkët, Emilia Rexhepi, e cila është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Shaqir Totaj e ka përkrahjen e plotë të komunitetit boshnjak në Prizren.

“Shaqir Totaj është kryetar unifikues i gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim”, ka thënë kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi.

NDS është subjekti i radhës i komuniteteve në Prizren që është rreshtuar pas PDK-së.

Në përkrahje të Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit, përveç NDS-së është vënë edhe AAK-ja, partia turke KDTP dhe koalicioni VAKAT.