Please enter at least 3 characters.

Elton John zbulon se kishte veshur pelenë, ndërsa performoi në Las Vegas

2019/12/GettyImages-1181791329-2.jpg
217:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - OCTOBER 17: Dexter Fletcher speaks onstage during Rocketman: Live in Concert at the Greek Theatre in Los Angeles on October 17, 2019. (Photo by Rich Fury/Getty Images for Paramount Pictures)
32:"Getty Images for Paramount Pictu

Elton John zbuloi në një intervistë për BBC One, se në të vërtetë ai urinonte veten ndërsa performonte në skenë.

Ikona e muzikës zbuloi në "Elton John: Uncensored" të enjten dhe i shpjegoi Graham Norton në intervistën e gjatë se në vitin 2017, vetëm dy javë pasi ishte nënshtruar një operacioni për kancerin e prostatës, ai po duronte pasojat e procedurës e cila ndikoi në kontrollin e fshikëzës së tij.

"Sikur ta dinin", tha John, 72 vjeç, për audiencën e tij gjatë asaj shfaqjeje të veçantë.

John u diagnostikua me kancer të prostatës në vitin 2017 dhe duhej që të bëhet operacion shumë shpejt në vend që t’i nënshtrohej kimioterapisë.

Megjithëse operacioni ishte i suksesshëm, ditë më vonë ai u detyrua të merrej me një infeksion që gati i mori jetën.

Gjatë intervistës, John tha: "Unë jam si gruaja bionike", duke theksuar se ka një zemër, por nuk ka bajamet, prostatë, një shtojcë apo flokë".

Elton John (Foto: Rich Fury/Getty Images for Paramount Pictures)

Elton John befasoi të gjithë kur paralajmëroi tërheqjen nga turneu në fillim të këtij viti. Këngëtari njoftoi se do të nisë turneun lamtumirës tre-vjeçar për t'i dhënë fansave të tij të devotshëm njëherë shansin e fundit për të parë "Man Rocket" në skenë. /Telegrafi/