“El Ca$hico” mes PSG-së dhe Cityt vendoset në Ettihad (Video)
Dueli i klubeve miliardere apo siç kemi vendosur ta quajmë, “El Ca$hico”, mes PSG-së dhe Manchester Cityt, ka përfunduar me rezultat 2-2 në Paris.
Ndeshja ishte tejet interesante nga fillimi, me dyja skuadrat që kërkuan të bënin hapat para për historinë.
Ibrahimovic humbi një penalti në minutën e 14-të, për t'i vështirësuar punën ekipit të tij.
Në minutën e 38-të, Fernandinho ndihmoi Kevin De Bruynen për të shënuar për 1-0.
Vetëm tri minuta më vonë (41') ishte Ibrahimovic ai që shpërtheu nga nervoza për të barazuar dhe për të përmirësuar gabimin pas penaltisë së huqur.
Në pjesën e dytë PSG e mori më seriozisht duelin duke shënuar edhe golin e epërsisë me anë të Rabiot (59').
Në minutën e 72-të vet Fernandinho e futi veten në listën e realizatorëve për 2-2 dhe golin e rëndësishëm për Cityn.
Me këtë rezultat (2-2) përfundoi ndeshja dhe kështu dueli i klubeve miliardere është i hapur për ndeshjen kthyese, ku favorizues është City, pasi një barazim pa gola apo 1-1 do të mjaftonte për kualifikim, për shkak të përparësisë së golave si mysafir. /Telegrafi/


