Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në terren për sanimin e defekteve në disa lagje të Prizrenit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes po zhvillojnë sot punime teknike në disa zona të qytetit dhe në fshatin Nashec.
Sipas njoftimit, punimet po realizohen në këto lokacione: Fshati Nashec, Lagjja Dardania, si dhe në rrugët “Jusuf Gërvalla”, “Bedri Pejani”, “Haki Taha”, “Zahir Pajaziti”, “De Rada”, “UÇK” dhe “Ulqinit”, raporton Telegrafi.
Nga kompania bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të punimeve, mund të ketë mungesë të përkohshme të ujit dhe ndërprerje të shkaktuara nga defektet teknike apo rrjedhjet në rrjetin e ujësjellësit.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të problemeve në sistemin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/


