Please enter at least 3 characters.

Egoizmi nuk ekziston te Firmino – Braziliani mund të shënonte, por e lejoi Salahun ta tund rrjetën

2020/07/firmino.jpg

Roberto Firmino ka treguar edhe një herë që është njëri nga futbollistët më pak egoistë në botë.

Liverpooli ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.

Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Mohamed Salah (6’, 76’) dhe Jordan Henderson (8’).

Megjithatë, njëri lojtarë që përsëri ishte në nivelin e duhur dhe dhuroi paraqitje superiore ishte sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.

Firmino përsëri dhuroi spektakël duke treguar se është lojtari më jo egoist në botë.

Tek goli i parë, ylli brazilian lejoi Salahun të shënojë, edhe pse mund të tundte edhe vet rrjetën. /Telegrafi/