Please enter at least 3 characters.

Edukatorja në Shqipëri rrihte jetimët - fëmijët filmojnë dhunën

2019/12/eeef.png

Dy fëmijë janë kthyer në dëshmitarë kryesorë në një proces hetimor, të nisur ndaj një nëne kujdestare në fshatin SOS, e vendosur nën hetim për keqtrajtim të të miturve.Pasi kanë regjistruar me telefon të qarat e një të mituri i moshës dhjetë vjeç që po dhunohej, si edhe nënën kujdestare, te dyja vajzat ja kanë lënë mbi tavolinë regjistrimin drejtoreshës Mimoza Manaj, e cila menjëherë i është drejtuar komisariatit numër një dhe ka kallëzuar.“Në dhomën ngjitur ku shërben nëna kujdestare dëgjoheshin zhurma dhe të qara fëmijësh. Zhurmat sa vinin dhe shtoheshin, nga zëri njoha të qarat e Mustafait, dhjetë vjeç dhe zërin e nënë Blerinës që po e rrihte atë, mora telefonin dhe incizova çfarë po ndodhte”, tregojnë vajzat.Pas dhunës së zbuluar nga stafi, e dyshuara që është vendosur nën hetim për keqtrajtim të të miturve është larguar nga detyra. Pas ekspertimit të videos së regjistruar nga fëmijët policia thotë:“Personi që po bën videon duket që hap një derë dhe afrohet në një ambient tjetër. Dëgjohen të qarat e një fëmije dhe zëri i lartë duke bërtitur i një personi të rritur femër. Dëgjohen gjithashtu zhurma si ato të goditjeve me duar, që korrespondojnë me të qarat e fëmijës dhe të bërtiturat e të rriturit. E njëjta gjë konstatohet edhe në videon e dytë”.Burimet thonë se së shpejti shtetasja B. B e moshës 44 vjeçe do përfundojë e pandehur në Gjykatën e Tiranës.

e