Please enter at least 3 characters.

Edhe sot mot me diell e vranësira të shpërndara

2024/07/Moti-i-nxehte-me-diell-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Mbi vendin tonë edhe sot parashikohet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 qytetarët të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit. /Telegrafi/