Edhe pse me dy lojtarë më shumë, Real Madridi fiton me vështirësi ndaj Getafes
Real Madridi me shumë mund i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Getafe.
“Los Blancos” triumfuan me rezultat 0-1, në sfidën ku vendasit u ndëshkuan dy herë me karton të kuq.
Reali ishte dukshëm më e mirë nga fillimi, ku rrezikoi disa herë me Franco Mastantouano dhe Kylian Mbappe që s’i finalizuan.
Getafe gjatë tërë kohës veçse u mbrojt me pjesën më të madhe të lojtarëve, duke tentuar të krijojë disa kundërsulme që gjithashtu ishin jo efektive.
Sidoqoftë, situata për vendasit u keqësua pasi i sapo inkuadruari Allan Nyom u ndëshkua direkt me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje të panevojshme ndaj Vini Jr (78’).
Vetëm dy minuta më vonë, Arda Guler dhuroi një pasim te Kylian Mbappe, i cili nuk dështoi përballë portierit vendas për ta kaluar Realin në epërsi (80’).
Për Getafen gjërat veçse vazhduan të tensionohen kur Alexa Sancris mori kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja dhe lënë ekipin me nëntë lojtarë (84’).
Me këtë fitore, Reali rikthehet si lider në La Liga me 24 pikë, dy mbi Barcelonën derisa Getafe renditet në pozitën e 12-të me 11 sosh./Telegrafi/


