Please enter at least 3 characters.

Edhe pse i ngordhur, viçi me 'fytyrën e njeriut' po trajtohet si 'mishërim' i Zotit në Indi (Video,+18)

2017/06/sf.jpg

Një viç i deformuar i lindur me tipare të njeriut thuhet se po trajtohet si një "mishërim" i Zotit në një fshat në Indinë veriore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, viçi thuhet se ka lindur në fshatin Pachenda, Muzaffarnagar, në shtetin e Uttar Pradesh.

Krijesa e çuditshme ka veçori shumë të veçanta, duke përfshirë një gojë, veshë dhe hundë, thuajse njerëzore.

Kafsha e deformuar ngordhi pak pas lindjes, por është vendosur në një vend për tu parë, dhe njerëzit janë duke shkuar për të vizituar kafshën e pazakontë.

E raportet në mediat lokale thonë se viçi është vlerësuar si një mishërim i Zotit Vishnu.

Lopët konsiderohen të shenjta në Indi në përputhje me besimin Hindu. /Telegrafi/