Please enter at least 3 characters.

Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari

NORSI, rafineria e katërt më e madhe e naftës në Rusi dhe prodhuesi i dytë më i madh i benzinës, ka ndalur përpunimin e naftës së papërpunuar pas një sulmi me dron ukrainas, kanë bërë të ditur dy burime nga industria.

Një person ka humbur jetën, ndërsa një objekt industrial është dëmtuar në sulmin me dron ukrainas në rajonin rus të Nizhni Novgorodit, ku ndodhet NORSI, ka deklaruar dje guvernatori lokal Gleb Nikitin.

Burimet thonë se në sulm është dëmtuar njësia primare e rafinerisë CDU-6 në NORSI.

Kjo njësi zakonisht mund të përpunojë 25.700 ton metrikë naftë në ditë, që është e barabartë me rreth 190 mijë fuçi dhe përbën 53 për qind të kapacitetit total të rafinerisë.

Kompania Lukoil, pronare e rafinerisë, nuk ka reaguar menjëherë ndaj kërkesës për koment.

NORSI mund të përpunojë më shumë se 15 milionë ton naftë në vit, ose rreth 320 mijë fuçi në ditë. /Telegrafi/