Edhe hajn edhe i sjellshëm: Ja si i drejtohet shitëses pasi ajo e gjuan me kalkulator (Video)
Kur burri i armatosur u fuq në dyqan dhe ia drejtoi armën shitëses, ajo dukej se nuk kishte fare frikë nga ai. Përkundrazi, ajo dukej e nervozuar dhe pa u menduar dy herë u zgjat nga banaku për t’i ‘dhuruar’ një shuplakë, transmeton Telegrafi.
Më pas ajo u zhduk nga objektivi i kamerave për disa sekonda, ku hajni e priste me padurim kthimin e saj. Ai gjatë tërë kohës mbante revolen në dorë, por me kalimin e minutave filloi të mërzitet, duke e futur në brez revolen para se ajo të kthehej.
Ajo sërish e sulmoi por kësaj radhe duke e goditur në kokë me një kalkulator, copat e të cilit përfunduan në tokë.
Por edhe pse kishte ardhur për të vjedhë, kjo nuk e ndaloi hajnin të pastrojë rrëmujën që ishte krijuar në tokë nga copët e kalkulatorit. /Telegrafi/


