Please enter at least 3 characters.

Edhe dy tërmete godasin Shqipërinë

2019/09/gjeologjiku1.jpg

Edhe dy dridhje kanë ndodhur në Shqipëri, duke e çuar në pesë numrin e dridhjeve këtë të shtunë.

Lëkundjet zgjatën disa sekonda duke rritur panikun tek qytetarët që tani e kanë të vështirë të rikthehen në banesa.

Lëkundja e tretë ishte 4.4 ballë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky termet konsiderohet si më i forti në 20-30 vitet e fundit.

Kujtojmë se rreth orës 16:00 tre dridhje ndodhën në afërsi të Durrësit dhe Tiranës, ku përveç dëmeve materiale raportohet se ka edhe të lënduar.

Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi./Telegrafi/