Please enter at least 3 characters.

Edhe Boshkovski në Qeverinë reformatore të Zoran Zaev?

2016/04/Boshkoski-ne-gjyq-1.jpg
15:"IGOR_TODOROVSKI

Ish-ministri dhe i përndjekuri i Tribunalit të Hagës për krim ndaj njerëzimit, Ljube Boshkovski ka shprehur dëshirat e tij për të bërë pjesë në Qeverinë Zaev si ministër pa resor.

Ai mund të zë vendin e tij në Qeveri pasi ka mbështetur me gjithë partinë e tij kandidatët e LSDM-së për zgjedhjet lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni nga mediat në gjuhën maqedone.

Përveç Boshkovskit, në Qeveri duhet të emërohen edhe zëvendësuesit e Visar Ganiut, Arben Taravarit dhe Ramiz Merkos, të cilët u zgjodhën kryetarë nëpër komunat e tyre përkatëse.

Boshkovski ka kërkuar që të jetë udhëheqës i një ministrie par resor. /Telegrafi/