Please enter at least 3 characters.

Edhe Bleona Qereti ishte pjesë e Darkës së Korrespondentëve ku Donald Trump dhe familja e tij u evakuan në kaos pas të shtënave me armë

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë e një prej ngjarjeve më të komentuara të orëve të fundit në Uashington – Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, që u shoqërua me kaos pas raportimeve për të shtëna pranë hotelit ku po mbahej ceremonia.

Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga mbrëmja e kaluar, ku shfaqet mjaft elegante në tapetin e kuq, përpara sfondit zyrtar të White House Correspondents’ Association.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi glam, me prerje asimetrike në pjesën e sipërme dhe mëngë të theksuar në njërën anë, ndërsa pamjen e kompletoi me flokë të kapur lart dhe vathë të gjatë që i shtonin më shumë hijeshi paraqitjes.

Në mbishkrimin e fotografisë, Bleona e përshkroi atmosferën e mbrëmjes me një frazë të shkurtër, por domethënëse, duke lënë të kuptohet se pas ngjarjes, gjithçka do të duhet të riorganizohet.

“Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, ka shkruar ajo.

- YouTubeyoutu.be

Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e njohur si një nga eventet më të mëdha ku bashkohen politika, media dhe figura publike, mori vëmendje botërore pasi gjatë zhvillimit të saj u raportuan të shtëna me armë pranë një pike sigurie jashtë sallës, çka solli ndërhyrje të shpejtë të forcave të sigurisë dhe evakuime.

Autoritetet njoftuan se një person i dyshuar u arrestua, ndërsa në raportimet fillestare u tha se një agjent u lëndua, por shpëtoi falë jelekut antiplumb.

Në këtë ngjarje që u kthye në lajm ndërkombëtar, prania e Bleonës dhe fotografia e publikuar prej saj sollën edhe “notën” e showbiz-it, duke treguar se edhe figura shqiptare të skenës janë pjesë e eventeve më të rëndësishme në SHBA – edhe kur ato marrin një kthesë të papritur. /Telegrafi/