Ed Sheeran fantastik në 'coverin' e "Drunk in Love" (Video)
13/04/2014
"Drunk in Love" është hiti që ka mahnitur botën dhe që ka lënë pa fjalë edhe këngëtarët për nivelin e këndimit të Beyonces, pasi është këngë që vështirë performohet, sidomos 'live'.
Por, duket se këtë pa problem e bënë 'live' me kitarë këngëtari britanik, "Ed Sheeran", i cili me vokalin e tij të ngrohtë, e të ëmbël, arrin të kompleksojë të gjithë, madje edhe këngëtarët tanë.
Ed Sheeran është duke e përfunduar albumin e tij të ri "X", që mban të njëjtin titull si ai i Chris Brown që lansohet në maj.
Sheeran thotë se kjo nuk është problem, pasi që sipas tij tashmë Chris është fitues sepse beson se do ta ketë albumin më të mirë./Telegrafi/


