Please enter at least 3 characters.

Eagle Mobile shton komunikimet

2016/01/f.1002151426586_m.jpg

Përdoruesit e këtyre paketave do të kenë mundësi të kontrollojnë më mirë shpenzimet e tyre mujore, duke kursyer më shumë dhe duke përdorur celularin e tyre më shumë, pasi ata me një çmim fiks të përballueshëm do të mund të mbulojnë të gjitha nevojat e komunikimit. Oferta e re ofron volumin më të lartë të minutave kombëtare në treg, si dhe varion deri në minuta të pa limituara drejt numrave Eagle nëpërmjet paketës 4000.

Paketat e reja të kombinuara 300, 1500 dhe 4000 mund të përfitohen nga të gjithë përdoruesit me parapagesë, ndërkohë që abonentëve Super Riniring u ofrohet edhe paketa mujore 1000 lekë. Paketa javore 300 ka shtuar volumin e minutave në 1000 brenda rrjetit dhe sasinë e SMS-ve në 1000 brenda rrjetit, ndërsa internetin në 200 MB.

Ndërkohë, paketa 1000 u ofron përdoruesve Super Riniring 4000 minuta drejt grupit Super Riniring, 100 minuta kombëtare dhe 600 SMS drejt numrave Eagle, si dhe 600 MB internet. Paketa 1500 ofron për një muaj 4000 minuta drejt numrave Eagle, 120 minuta dhe 500 SMS kombëtare, si dhe 750 MB internet. Ndërsa paketa mujore 4000 ofron komunikim pa kufi brenda rrjetit, 250 minuta dhe 500 SMS kombëtare, si dhe 1500 MB internet.

Regjistrimi në këto paketa bëhet me anë të një SMS me tekst 300, 1000, 1500 ose 4000 në 55200. /Telegrafi/