Please enter at least 3 characters.

E zbulon gazeta gjermane, sensacioni i Bundesligës ka një klauzolë të ulët largimi - alarmohen top klubet evropiane

2023/10/Serhou-Guirassy-1.jpg
243:"STUTTGART, GERMANY - OCTOBER 07: Serhou Guirassy of VfB Stuttgart reacts during the Bundesliga match between VfB Stuttgart and VfL Wolfsburg at MHPArena on October 07, 2023 in Stuttgart, Germany. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images)
12:"Getty Images

Serhou Guirassy është padyshim sensacioni i këtij sezoni në Bundesliga, por jo vetëm.

Nuk ka asnjë futbollist në kampionatet evropiane që ka shënuar më shumë se ai në këto ndeshjet e para.

Sulmuesi nga Guinea ka shkëlqyer me fanellën e Stuttgart ku në tetë ndeshje ka shënuar 14 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë për momentin e duke lënë mbrapa emra si Erling Haaland, Lautaro Martinez, Robert Lewandowski e Harry Kane.

Përkundër se vlera e tij ka shkuar në 40 milionë euro, largimi i tij nga Stuttgarti mund të bëhet për një shumë më të ulët.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka zbuluar se Guirassy ka një klauzolë largimi prej vetëm 20 milionë eurove dhe kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane.

Stuttgart e transferoi atë për nëntë milionë euro këtë verë nga Rennes, derisa i ka vendosur klauzolë largimi prej 20 milionë eurove.

Real Madrid, Inter, Milan, Juventus, Arsenal e Chelsea janë disa nga top klubet evropiane që kanë shprehur interesim dhe pritet një garë e madhe në janar për të nënshkruar me sulmuesin shtatlartë.

27-vjeçari është i gatshëm të bëj hap para në karrierë, derisa shuma prej 20 milionë eurove nuk përbën problem për asnjë nga skuadrat e lartpërmendura. /Telegrafi/