Please enter at least 3 characters.

E tmerrshme: Çifti mizor e torturoi fëmijën deri në vdekje (Video)

2016/01/f.0731225157854_m.gif

27-vjeçarja Magdelena Luczak, e ëma e djalit, dhe dashnori i saj, 34-vjeçari Mariusz Krezolek, u shpërngulën nga Polonia në Birmingham, në vitin 2006.

Djalin e pafat ata e kanë keqtrajtuar në mënyrën më të egër të mundshme, sa që në çastin e vdekjes Daniel peshonte vetëm 10 kilogramë.

Siç raportojnë mediat britanike, djalin e vogël çifti e ka mbajtur në dhomë të vogël. Kur ka kërkuar ujë, i kanë dhënë krip, ndërsa vazhdimisht ia kanë kufizuar ushqimin dhe e kanë larë shpesh në ujë të akullt. Djali ishte aq i dëshpëruar sa në kopshtin e fëmijëve shpesh vidhte ushqimin e fëmijëve tjerë.

Çifti mizor gjatë gjykimit pohoi se ai nuk është fajtor dhe se djali vuante nga një çrregullim në ngrënie. Vendimi pritet të premten. /Telegrafi/