Please enter at least 3 characters.

E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan

2024/08/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 07:30.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull serb e kishte sulmuar seksualisht ankuesen femër kosovare si dhe i kishte dëmtuar veturën”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por nuk e kanë hasur. Rasti po hetohet. /Telegrafi/