E rrezikshme: Lopët ecin nëpër autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)
17/02/2016
Autostrada e ndërtuar nga kompania turko-amerikane, “Bechtel&Enka”, që kishte kushtuar rreth një miliard euro për të t’u ndërtuar, është bërë edhe vend ku kafshët shtëpiake mundohen të ushqehen në qoshet e saj, transmeton KP.
Kur dihet se shpejtësia e automjeteve që lëvizin në këtë autostradë është shumë e madhe, lopët në këtë segment rrugor mund të jenë rrezik potencial për jetët e drejtuesve të makinave.


