E refuzoi për në trajnim, Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë të aktores Ema Andrea
Ermal Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku rrëfeu për aktivitetet dhe projektet e tij të fundit.
Gjatë bisedës, komediani shqiptar e ftoi aktoren Ema Andrea të merrte pjesë në një nga trajnimet që ai organizon.
Panelistja Ema Andrea, megjithatë, refuzoi ftesën, duke argumentuar se kishte angazhime të tjera më të rëndësishme.
Refuzimi i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe mediat.
Ky episod u bë lajm i ditës, me shumë portale që raportuan mbi ftesën dhe refuzimin e saj, duke e bërë këtë situatë një temë të nxehtë në rrjetet sociale.
Mamaqi reagoi më pas përmes një videoje në TikTok, ku theksoi se nuk kishte asnjë problem me vendimin e aktores.
Ai shtoi se ka shumë miq të ngushtë që gjithashtu nuk kanë marrë pjesë në trajnimet e tij, teksa e ka kaluar situatën me qetësi dhe humor.
Pavarësisht bujës në media, Ermali duket se ka marrë gjithçka me sportivitet, duke treguar se për të më e rëndësishme është puna dhe pasioni për trajnimet dhe projektet që organizon. /Telegrafi/
@ermalmamaqiofficial Ema ma theve zemrën...po unë përsëri të pres...😢
♬ original sound - Ermal Mamaqi


