Please enter at least 3 characters.

“E preferuara ime e ditës është Kendall”, Kylie Jenner zbulon motrën e saj të preferuar

Kylie Jenner zbuloi se Kendall Jenner është motra e saj e preferuar, të paktën “e ditës”, gjatë një videoje të sinqertë me fëmijët e saj, Stormi dhe Aire.

Gjatë pyetje-përgjigjeve, Stormi e pyeti të ëmën se cilën nga motrat e saj do të zgjidhte si të preferuarën. Kylie tha se nuk i pëlqen të bëjë dallime mes tyre, por nëse duhej të zgjidhte, atë ditë do të ishte Kendall.

Biseda mori një tjetër kthesë kur Kylie u pyet se kush ka lëvizjet më të këqija të vallëzimit në familjen Kardashian-Jenner, shkruan DailyMail.

Ajo bëri shaka duke përmendur Kim Kardashian, duke thënë: “Ndoshta tezja jote Kiki”, ndërsa shtoi se mendonte se Kim do të ishte dakord me të.

Në videon e publikuar në YouTube, Stormi drejtoi pjesën më të madhe të pyetjeve, ndërsa Aire solli momente kaotike dhe argëtuese.

Kylie, e cila ka dy fëmijë me reperin Travis Scott, është prej vitesh në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e saj me aktorin Timothee Chalamet.

Së fundmi, ajo ka reaguar ndaj spekulimeve për një shtatzëni të mundshme, duke thënë se është mësuar me njerëzit që krijojnë histori për jetën e saj dhe se tashmë thjesht qesh me to. /Telegrafi/