E pabesueshme, por e vërtet: Chelsea ka shituar një skuadër plotë yje në këtë afat kalimtar
Chelsea ka punuar shumë në dalje në këtë afat kalimtar, pasi kishte numër të madh të lojtarëve në skuadër.
Blutë e Londrës do të kalojë këtë afat kalimtar me shumë lëvizje si në hyrje dhe dalje, pasi sezoni i fundit 2022/23 ishte zhgënjyes.
Chelsea përfundoi kampionatin në vendin e 12-të në renditjen e Ligës Premier, duke humbur 16 nga 38 ndeshjet e tyre.
Paraqitja e tyre e dobët ishte sezoni më i keq i klubit që nga themelimi i Ligës Premier në vitin 1992, me ata që përfunduan vetëm 10 pikë mbi zonën e rënies.
Ardhja e Mauricio Pochettinos ka bërë që klubi të bëjë lëvizje në afat kalimtar, pasi më herët ishin harxhuar mbi 600 milionë funte për nënshkrime të reja në 12 muajt e fundit, prej se Todd Boehly dhe Clearlake Capital kishin ardh në krye të klubit.
Klubi po punon që të afrojë një portier, një mesfushor dhe një sulmues, por deri më tani ata kanë larguar shumë lojtarë, prej të cilëve pa dyshim mund të bësh një formacion.
Më poshtë 11 emra të njohur që u larguan nga Chelsea në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/


