Please enter at least 3 characters.

E pabesueshme: Nuk ishte as Sane, as Mbappe dhe as Bale, por Van Dijk lojtari më i shpejtë këtë sezon në Ligën e Kampionëve

2019/06/van-dijk-1.jpg

Virgil Van Dijk është lojtari që ka vrapuar më së shpejti këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke arritur shpejtësi prej 34.5 kilometra në orë.

Mbrojtësi holandez ishte njëri nga më meritorët që Liverpooli arriti të fitojë trofeun e madh të Ligës së Kampionëve.

Van Dijk ishte i pakalueshëm në mbrojtje duke bërë klubin anglez një skuadër që vështirë mund t'i shënohet.

Megjithatë, qendërmbrojtësi nuk u shqua vetëm për mbrojtje të fortë, por edhe për shpejtësi.

Besoni ose jo, Van Dijk ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

https://twitter.com/FOARsite/status/1139693703470047232

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Barcelonës në Camp Nou, holandezi vrapoi në minutën e 92-të me shpejtësi prej 34.5 km/h.

Holandezi la pas vete emra të njohur dhe futbollistë të shpejt si Leroy Sane, Kyle Walker dhe Gareth Bale.

Më poshtë keni 'top 5' lojtarët më të shpejt në Ligën e Kampionëve. 34.5km/h - Virgil van Dijk, Barcelona - Liverpool34.4km/h - Leroy Sane ,Manchester City - Hoffenheim34.2km/h - Nemanja Radonjic, RB Salzburg - Red Star34.2km/h - Kyle Walker, Manchester City - Tottenham Hotspur33.8km/h - Gareth Bale, Real Madrid - Roma/Telegrafi/