Please enter at least 3 characters.

E nisin ndaj Rusisë dhe e mbyllin ndaj Islandës në 'Air Albania Stadium', orari i plotë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve

2021/12/Shqiperia-1.jpg
13:"AFRIM PEPOSHI

Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar tanimë kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë janë në Ligën B, ku janë shortuar në Grupin 2 së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

Tanimë është bërë i ditur edhe orari i këtij grupi, ku Shqipëria ndeshjen e parë do ta zhvilloj kundër Rusisë më 2 qershor ndaj Rusisë në 'Air Albania Stadium'.

Takimi i dytë i kuqezinjve zhvillohet në udhëtim te Islanda më 6 qershor, derisa të tretin e luajnë përsëri në kryeqytetin shqiptar ndaj Izraelit më 10 qershor.

Më 13 qershor kuqezinjtë e Edoardo Rejës do të luajnë në Moskë përballë Rusisë ku njëherit është edhe ndeshja e fundit brenda muajit qershor.

Ndeshjen e katërt Shqipëria e luan në udhëtim te Izraeli më 24 shtator, ndërsa atë të fundit Kombëtarja jonë e mbyll ndaj Islandës në 'Air Albania Stadium' më 27 shtator. /Telegrafi/Orari i plotë i Shqipërisë:2 qershor

Shqipëri - Rusi

6 qershor

Islandë - Shqipëri

10 qershor

Shqipëri - Izrael

13 qershor

Rusi - Shqipëri

24 shtator

Izrael - Shqipëri

27 shtator

Shqipëri - Islandë