E konfirmon gazetari Fabrizio Romano: Ky yll i Manchester Cityt largohet në verë
Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, pritet të largohet nga klubi si lojtar i lirë në qershor, me largimin e tij që tashmë është “100 për qind i vendosur”, sipas gazetarit italian Fabrizio Romano.
Kontrata aktuale e portugezit skadon këtë verë dhe ai bashkë me përfaqësuesit e tij pritet të nisin shqyrtimin e ofertave dhe destinacioneve të mundshme në javët në vijim.
Silva ka qenë një figurë kyçe për Manchester Cityn që nga transferimi nga AS Monaco në vitin 2017, duke luajtur një rol të rëndësishëm në një nga periudhat më të suksesshme në historinë e klubit.
Gjatë kohës së tij në “Etihad”, ka zhvilluar mbi 400 paraqitje dhe ka fituar një numër të madh trofesh, përfshirë gjashtë tituj në Ligën Premier, dy FA Cup, pesë EFL Cup si dhe Ligën e Kampionëve.
Tani, në muajt e fundit të kontratës së tij, Silva po përgatitet t’i japë fund aventurës nëntëvjeçare te City dhe të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.
🚨👋🏼 Bernardo Silva’s decision is 100% made; he’s set to leave Manchester City in June as free agent.
Bernardo and his camp will start assessing all options/proposals from this month. pic.twitter.com/7Dhs7Rrump
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 2, 2026
Ndërkohë ende është e paqartë se nëse Silva do të qëndrojë në Evropë, apo të bëhet futbollisti i ardhshëm që kalon në Lindjen e Mesme./Telegrafi/


