Please enter at least 3 characters.

E konfirmon agjenti: Hysaj largohet nga Napoli në verë

2020/09/elseid-hysaj-napoli_tkrhlwt61lt41n5t4woclxo77.jpg

Elseid Hysaj do t’i ndajë rrugët me Napolin në fund të sezonit pas gjashtë vitesh me këtë fanellë.

Konfirmimi vjen sërish nga menaxheri i futbollistit shkodran, Mario Giuffredi, që foli në “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“E ardhmja e Hysajt është e shkruar. Nuk kemi pasur më kontakte me drejtuesit e Napolit për rinovimin”.

“Ai do të sillet si profesionist deri në skadimin e kontratës”, deklaroi Giuffredi.

Hysaj ishte bashkuar me Napolin në vitin 2015, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për klubin italian gjithë këto vite. /Telegrafi/