Please enter at least 3 characters.

"E divorcuar për 90 minuta", Heidi Lushtaku në pozitë të vështirë në ndeshjen mes Kosovës e Turqisë

Në një ndeshje që mbante emocionet e tifozëve të dy kombeve në maksimum, Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 1-0 në shtëpi nga Turqia në finalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Kjo humbje i ndaloi “Dardanët” nga realizimi i një ëndrre historike për të qenë pjesë e turneut më të madh futbollistik.

Edhe pse Kosova dominonte pjesë të mëdha të lojës dhe tregoi disiplinë dhe organizim të mirë në fushë, një moment vendimtar vendosi fatin e ndeshjes dhe i dha fitoren mysafirëve.

Foto: Instagram

Megjithatë, reagimet nuk munguan në rrjete sociale në lidhje me ndeshjen historike.

Në këtë mes u bë një reagim edhe nga modelja me origjinë nga Kosova, Heidi Lushtaku, e cila është e martuar me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral.

Ajo u gjend në një situatë të vështirë, 'mes dy zjarreve', duke qenë në ndeshjen mes dy vendeve me të cilat ka lidhje personale.

Në një postim me humor, ajo shkroi: “E divorcuar për 90 minuta”.Heidi dhe Merih janë bashkë qe një kohë, ku kanë edhe dy djem. /Telegrafi/