Please enter at least 3 characters.

E dëgjuar mbi pesë miliardë herë - Spotify dhe Apple Music prezantojnë rekordet e Dua Lipës këtë vit

2018/12/duja1-e1544131871545.jpg
238:"INGLEWOOD, CA - NOVEMBER 30: Dua Lipa performs onstage during 102.7 KIIS FM's Jingle Ball 2018 Presented by Capital One at The Forum on November 30, 2018 in Inglewood, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Dua Lipa është pa dyshim një nga artistet më të suksesshme të këtij viti.

Këtë e kanë vërtetuar edhe platformat digjitale të muzikës, "Spotify" dhe "Apple Music", nga statistikat e nxjerra këtë fundvit.

Lipa vendosi vet që ato t'i ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, përmes një fotografie, ku prezantoheshin rekordet e saj gjatë vitit.

Ajo është artistja femër më e dëgjuar e vitit në "Spotify" në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që është e dyta femër më e dëgjuar globalisht në këtë platformë.

Albumi i saj "Lipa" është albumi i katërt më i dëgjuar në "Apple Music" ndërkohë që është njëherësh edhe albumi më i dëgjuar i një femre në botë.

Në Mbretërinë e Bashkuar Dua është artistja femër më e dëgjuar në platformën "Apple Music".

Në total, Dua Lipa numëron mbi 5.3 miliardë dëgjime gjatë vitit në platformat "Spotify" dhe "Apple Music", sipas të dhënave zyrtare të nxjerra nga vet platformat e muzikës.

Janë në total 121 milionë fansa që kanë dëgjuar muzikën e saj në "Spotify" nga 65 shtete të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar në total 142 milionë orë në këngët e saj.

"Faleminderit për vitin më të pabesueshëm, shihemi në vitin 2019 për më shumë argëtim", ka shkruar nga New Yorku në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa. /Telegrafi/