Please enter at least 3 characters.

E ardhmja e yllit të Realit në dyshim, Liverpooli gati të veprojë në verë

Liverpooli ka rritur interesimin për transferimin e mesfushorit francez Eduardo Camavinga gjatë verës së ardhshme, në një moment kur e ardhmja e tij te Real Madridi nuk duket më e sigurt si më parë.

Situata e mesfushorit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e Liverpoolit, i cili prej kohësh e monitoron lojtarin.

Trajneri Arne Slot është në kërkim të përforcimeve në mesfushë që mund të sjellin energji fizike dhe cilësi teknike, ndërsa Camavinga konsiderohet një profil me potencial të madh pavarësisht statistikave modeste të këtij sezoni.

Sipas raportimeve, Real Madridi nuk pranon të hapë negociata për një shumë më të ulët se 50 milionë euro.

Megjithëse lojtari nuk është shndërruar ende në dirigjentin e pritur të mesfushës madrilene, vlera e tij në treg mbetet e konsiderueshme për shkak të moshës dhe potencialit për zhvillim të mëtejshëm.

Në media është përfolur edhe mundësia e një shkëmbimi të mundshëm me mesfushorin hungarez Dominik Szoboszlai, por drejtuesit e Liverpoolit kanë refuzuar kategorikisht çdo ide që përfshin largimin e yllit të tyre.

Projekti sportiv në “Anfield” synon forcimin e skuadrës pa dobësuar lojtarët kyç të sistemit aktual.

Pavarësisht se këtë sezon ka regjistruar vetëm dy gola dhe ka dhënë një asistim, në Angli besojnë se një ndryshim ambienti dhe një stil loje më vertikal mund të nxjerrë në pah potencialin e plotë të Camavingas.

Liverpooli pritet të ketë një afati kalimtar verorë shumë aktiv dhe transferimi i francezit shihet si një lëvizje strategjike për të forcuar konkurrueshmërinë e ekipit në vitet e ardhshme. /Telegrafi/