Please enter at least 3 characters.

Dzeko i lumtur me golat, premton edhe më shumë

2016/09/14368836_1075945972491401_7745499783546893727_n.jpg
13:"Luciano Rossi

Edin Dzeko ishte vendimtar në ndeshjen e fituar mbrëmë nga Roma 4:0 ndaj Crotones.

Sulmuesi boshnjak ka shënuar katër gola këtë edicion në Serie A, ndërsa dy prej tyre i realizoi mbrëmë.

Ai ka thënë se është i lumtur me golat e shënuar por duhet të jetë më i saktë dhe premton më shumë gola.

“Jam shumë i lumtur me dy golat e shënuar, por më i lumtur me fitoren që e arritëm ndaj Crotones”.

“Detyra ime është të shënoi gola dhe duhet të përmirësohem edhe më shumë. Premtoj se do të shënoj më shumë gola këtë edicion”, deklaroi Dzeko. /Telegrafi/