Dyshohet për vetëvrasje në Podujevë, rasti po hetohet
14/08/2026
Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se një rast është iniciaur hetim mbi vdekjen në stacionin e Podujevës.
Sipas saj për sqarimin e rastit po punohet në koordinim me prokurorinë.
“Një rast hetim mbi vdekjen është iniciuar në stacionin e Podujevës, për sqarimin e rastit po punohet në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/


