Dyshohet për bixhoz të paligjshëm në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar
Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale disa televizor, monitor, shtëpiza, tastiera, tiketa, etj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:45 në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.
Ndërsa, rasti është cilësuar si “Organizim i skemave piramidale”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale (dyshohet për bixhoz); tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve, 1x100 euro, 2x20 euro, 16x5 euro, 3x2 euro, 11x1 euro, 52x05 cent, 23x0.10 cent, 9x0.5cent dhe një lexues i tiketave”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


