Please enter at least 3 characters.

Dybala shpërfill Barçën dhe Realin, dëshiron të luaj për Guardiolan te City

2017/11/GettyImages-871304676.jpg
205:"TURIN, ITALY - NOVEMBER 05: Paulo Dybala of Juventus in action during the Serie A match between Juventus and Benevento Calcio on November 5, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City po inkurajohen që të bëjnë një ofertë për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, pasi thuhet se argjentinasi dëshiron të punoj me Pep Guardiolan.

Gjiganti anglez po dominon Ligën Premier këtë fillim sezoni, por drejtuesit e klubit duan që ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Pas ndeshjeve të mira në kampionatin anglez dhe Ligën e Kampionëve, tani janë vet futbollistët që duan të luajnë për “Qytetarët”.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Dybala është i etur për të punuar nën urdhrat e trajnerit të Cityt, Pep Guardiola.

Dybala ndaj Man Cityt në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve (Getty Images)

Sulmuesi argjentinas dëshiron një sfidë të re pas dy vitesh në Juventus dhe është ‘lodhur’ me interesimin nga klubet spanjolle.

Barcelona kishte shansin ta transferonte atë për 120 milionë funte si zëvendësim për Neymarin, por vendosi të nënshkruante me Ousmane Dembelen nga Borusia Dortmundi.

Argjentinasi ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje këtë sezon dhe ishte i lidhur me gjigantët e La Ligas, Barçën dhe Real Madrid gjatë verës.

Një lëvizje e Cityt do t’i jepte atij mundësinë për të luajtur së bashku me shokët e ekipit kombëtar argjentinas, Nicolas Otamendi dhe Sergio Aguero, në nivel klubi. /Telegrafi/