Please enter at least 3 characters.

Dybala është çelësi i Juventusit në bisedimet me Raiolan për rikthimin e Pogbas

2020/02/Pogba-Dybala-1-e1581272591255.jpg
305:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 23: Paul Pogba of Manchester United holds off Paulo Dybala of Juventus during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi është në bisedime me agjentin Mino Raiola për rikthimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, në klub.

Është raportuar që mesfushori francez ka dëshirë të shkojë në Torino për t'u ribashkuar me Paulo Dybala.

Pogba kaloi një vit duke luajtur së bashku me Dybalan te Zonja e Vjetër përpara se të kthehej te Unitedi në një marrëveshje me vlerë 105 milionë euro.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Pogba po "ëndërron" të luajë edhe një herë me yllin e Argjentinës, Dybala, në të njëjtën skuadër.

Dy ish-shokët e skuadrës kanë ruajtur lidhjen e veçantë që ndanë në Serie A te Juve dhe mendohet se po shikojnë mundësinë e një ribashkimi.

Pogba dhe Dybala kishin raporte shumë të mira shoqërore te Juve (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Pogba ka duruar një sezon zhgënjyes të goditur nga dëmtimet në Old Trafford - duke bërë vetëm shtatë paraqitje në Ligën Premier.

Hierarkia e Unitedit është ngopur gjithashtu nga forma e francezit dhe thuhet se është gati ta lejojë largimin e tij për 150 milionë euro. /Telegrafi/