Please enter at least 3 characters.

Dy tetovarë paditen për vjedhje të rëndë dhe falsifikim dokumentacioni

2017/02/vjedhje-1.jpg

Dy tetovarë janë paditur nga policia pasi që dyshohen të kenë kryer veprën penale të "vjedhjes së rëndë" dhe "falsifikim dokumentacioni".

M.A (22) dhe E.A (27) dyshohet se natën e 19 dhe 20 tetorit të këtij viti, kanë kryer vjedhje në një depo me mjete muzikore, me vlerë prej 30 mijë denarësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjetet i kanë fshehur aty afër, që më pastaj të vijnë me veturë dhe t'i transportojnë.

Pikërisht vetura ka patur dokumente të falsifikuara, pra regjistrim të një veture tjetër./Telegrafi/

*Foto nga Arkiva