Dy të arrestuar në Prishtinë, lënduan rëndë një person
29/07/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë në Prishtinë.
Rasti kaq ndodhur të martën, në ora 01:56.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë pasur një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 3-gëzhoja si dëshmi materiale, ndërsa arma e cila është përdorur ende nuk është gjetur.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Policia po heton rastin. /Telegrafi/


