Please enter at least 3 characters.

Dy orë nga hapja e qendrave të votimit, në Kodrën e Minatorëve kanë votuar vetëm dy qytetarë

2023/04/342962353_1029175194718408_2591897683686418174_n.jpg

Në katër komunat veriore procesi zgjedhor aktualisht është duke vazhduar i qetë dhe pa ndonjë incident.

Kur kanë kaluar dy orë nga hapja e qendrave të votimit vërehet një dalje e ultë e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Gazetarja e Telegrafit ka qëndruar në qendrën e votimit Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës.

Ajo ka njoftuar se deri më tani në këtë qendër kanë votuar vetëm dy qytetarë.

Në të gjitha qendrat e votimit vërehet prani e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po monitorojnë nga afër procesin zgjedhor.

Gjithashtu edhe numër i madh i gazetarëve të cilët po raportojnë rreth zhvillimeve atje. /Telegrafi/